Skuadra e futbollit Renova nga Xhepçishti i Tetovës, barazon në miqësore, me rezultat 3:3 me Rabotniçkin.
Skuadra shqiptare tregon angazhim dhe sulmuesit e saj ishin jashtëzakonisht të disponuar, ku shënuan tre gola në portën e rivalit.
Miqësorja u zhvillua në Ohër, u shënuan gjithsej gjashtë gola.
Golashënuesit për Renovën janë Selmani dy gola, Jasharovski një dhe për Rabotniçkin Siljanovski, Jevtoski dhe Stankovski.
Renova është ende e pamposhtur në ndeshjet kontrolluese.