Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, nuk do të ndeshet me skuadrën ruse, Nizhny Novgorod.
Gjilanasit japin edhe arsyet e anulimit të kësaj sfide miqësore.
“Anulohet ndeshja!
Për shkak të kushteve atmosferike ndeshja është anuluar dhe pritet të zhvillohet nesër në të njëjtën kohë!”, shkruan në njoftofimin e Dritës.
Lideri i Superligës së Kosovës, po përgatitet në Antalia për sfidën e Kupës së Kosovës kundër Prishtinës dhe për pjesën e dytë të kampionatit.