Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland është admirues i trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta dhe ka komentuar kalimin e Martin Odegaardit në "Emirates".
“Topçinjtë” zyrtarizuan kalimin e norvegjezit në formë huazimi pa mundësi blerje.
Haaland që është mik i afërt me Odegaardin tha se do jetë interesante dhe beson që mesfushori do përshtatet.
“Do jetë interesante. Arsenali është klub i madh në Angli”.
“Është futboll pak më ndryshe, por mendoj që do përshtatet mirë me Mikel Artetan në rolin e numrit 10 (mesfushor ofensivë). Do të kaloi bukur aty”, tha ai.
Edhe Haaland është i lidhur me kalimin në Premierligë, mirëpo jo te Arsenali, por rivalët si Manchester City, United dhe Chelsea.