Skuadra e Drenicës e ka luajtur sot edhe ndeshjen e radhës miqësore në Shqipëri.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Bledar Devolli u takua sot me skuadrën nga Kategoria e Parë në Shqipëri, Egnatia.
Drenica e humbi këtë ndeshje me shifrat 2:0.
Skuadra “kuqezi” në këtë duel startoi me të gjitha përforcimet e bëra, vetëm kapiteni Bejta dhe sulmuesi i ri, Zabërgja startuan nga pjesa e futbollistëve që u paraqitën në vjeshtë.