Ankth për skuadrën e Benfica-s, ku trajneri Zhorzh Zhezus është në dyshim të infeksionit të frymëmarrjes.
Klubi nga Lisbona thekson se nuk ka asgjë për tu shqetësuar por ende nuk dihet origjina e kësaj infeksioni.
Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi luzitan e cila thekson për këtë infeksion të mundshëm të trajnerit të saj.
Vlen të theksohet se është anuluar dhe konferenca për shtyp e trajnerit në prag të sfidës së Kupës së Portugalisë ndaj Belenenses.
“Benfica raporton se trajneri, Zhorzhe Zhezus ka qenë duke kryer teste mjekësore gjatë gjithë ditës.
Ekziston mundësia e një infeksioni të frymëmarrjes, origjina e të cilit aktualisht po shqyrtohet.
Benfica sqaron se situata nuk është serioze, megjithatë, merret vendimi i anulimit të konferencës për shtyp të planifikuar për sot, duke paraparë ndeshjen e çerekfinaleve të Kupës së Portugalisë”, njofton klubi portugez.