Futbollisti nga Kosova, Amir Abrashi, largohet nga Freiburgu dhe I bashkohet skuadrës së mirënjohur zvicerane Baseli.
Reprezentuesin e Shqipërisë, tani e pret një aventurë e re në elitën e futbollit zviceran.
“Mirë se erdhe Amir Abrashi! Mesfushori do të kalojë në FC Basel 1893 në huazim deri në fund të sezonit”, njofton faqja e Baselit.
Sipas skuadrës zvicerane, Abrashi ende nuk është gati për të luajtur kundër FC Sion.