Skuadra e Dinamos nga Zagrebi fiton derbin e madh kroat (ndeshje e mbetur e javës së 13-të), me rezultat 3:1 ndaj Hajdukut nga Spliti.
Reprezentuei i Kosovës, Lirim Kastrati, u paraqit nga minuta e 46-të dhe i gëzohet kësaj fitore.
Për Dinamon shënuan Orsiç (16' e 18'), Mayer (83') dhe për Hajdukun Vushkoviq (6').
Dinamo Zagrebi kryeson me 39 pikë, ka tre më shumë se Osijeku dhe Hajduku renditet në pozitën e pestë me 20 sosh.