Payet akuzohet për manipulim me shokët e tij të skuadrës

Futboll

Payet akuzohet për manipulim me shokët e tij të skuadrës

Më: 27 janar 2021 Në ora: 19:35
Florian Thauvin dhe Dimitri Payet

Ish-mesfushori i West Ham, Dimitri Payet raportohet të jetë akuzuar se u ka thënë shokëve të skuadrës që të refuzojnë uljen e pagave të klubit, për të fituar kontratë afatgjatë për vete.

Florian Thauvin dhe Dimitri Payet kanë pasur një grindje të vazhdueshme mes tyre dhe kjo duket të jetë për shkak të manipulimit që Payet i ka bërë atij dhe shokëve tjerë.

Pas humbjes së fundit që Marseille pësoi ndaj Nimes, klubi organizoi një takim për të biseduar rreth ankesave të ndryshme që kishin lojtarët. Gjatë takimit Payet pati akuza për Thauvin se si është egoist në fushë dhe nuk ia pason topin atij.

Në anën tjetër, Thauvin akuzoi Payetin për manipulimin e skuadrës në mënyrë që të negocionte vetë një zgjatje të kontratës me Olympique Marseille deri në qershor 2024.

RMC raporton që Payet kontaktoi një pjesë të madhe të skuadrës në mars të 2020 për t’iu lutur atyre që të mos pranojnë kërkesa për të marrë ulje të pagave të bëra nga klubi, vetëm që francezi të negocionte më pas një kontratë afatgjatë për vete.

Akoma nuk ka pasur një vendim apo reagim nga klubi Marseille mbi këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat