Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore me rezultat bindës 4:0 kundër Spal-it, në takimin e çerekfinales së Kupës së Italisë në futboll.
Portieri nga Kosova, Etrit Berisha, reprezentues i Shqipërisë, mposhtet katër herë nga lojtarët e “Zonjës së Vjetër”. Juve u paraqit pa Ronaldon, por mungesa e tij nuk ndikojë në asnjë formë.
Morata (16'-nga penalltia), Frabotta (33'), Kulusevski (78'), Chiesa (90+4') shënuan për fitore bindëse të Juves.
Juventusi i bashkohet në gjysmëfinale Interit dhe Atalantës, ndërsa nesër dihet edhe skuadrat e katërt mes Napolit dhe Spezia-s.