Manchester Utd lëshon rastin që të rikthehet në krye të Premier League.
“Djajtë e Kuq” befasisht mposhten me rezultat 2:1 në “Old Trafford”, nga skuadra e fundit në tabelë, Sheffield Utd.
Si gjithmonë befasitë janë të pashmangshme në lojën më të popullarizuar në botë, kësaj radhe Sheffield Utd u përkujdes për këtë befasi.
Bryan në minutën e 23-të dhe Burke në atë të 74-tën, janë protagonistë të fitores.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/27/auto_01b961ea30d1df145d59d7dfbe0d9bfco21611785365.jpg)
Futbollisti Maguire në minutën e 64-të realizon për Manchester Utd, por nuk i mjafton për rezultat të favorshëm.
Manchester City kryeson me 41 pikë pas 20 jave, duke e lënë pas Manchester Utd (ka një ndeshje më shumë) me 40, ndërsa Sheffield Utd është në fund me 8 pikë.