Kupa e Italisë vazhdon sot me ndeshjen e fundit në kuadër të çerekfinales, ku Napoli pret në shtëpi skuadrën e Spezias.
Pas dy humbjeve nga Juventus dhe Verona, skuadra e Gennaro Gattusos shihet sot si favoritë kundër Spezias, e cila befasisht mposhti në raundin e fundit të kësaj gare skuadrën e Romës.
Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Napoli ka regjistruar tre fitore dhe tre humbje. Kurse, skuadra e Spezias, e cila këtë edicion ka hyrë në Serie A, ka arritur të regjistrojë tre fitore, një barazim dhe dy humbje.
Duke u konsideruar si favoritë në këtë ndeshje, “napolitanët”, do të hynë me qëllimin për të siguruar biletën drejt gjysmëfinales, ku i pret skuadra e Atalantas.
Të dy trajnerët do të hynë në këtë ndeshje me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.
Formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.
Napoli (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Rui; Demme, Bakayoko; Lozano, Zielinski, Insigne; Osimhen
Spezia (4-3-3): Krapikas; Vignali, Erlic, Chabot, Bastoni; Pobega, Ricci, Maggiore; Verde, Galabinov, Farias
21:00 Napoli – Spezia (Stadiumi Diego Armando Maradona)