Albion Avdiaj duket se nuk poi a del të përshtatet me mënyrën e të punuarit në futbollin shqiptar.
Fillimisht te Tirana, ku nuk u preferua as nga Egbo dhe as nga Dede, ndërsa tashmë që ka kaluar te Vllaznia sërish nuk ia ka dalë të tregojë potencialin e tij.
Sulmuesi është aktivizuar vetëm si zëvendësues me kuqeblutë, por pa lënë impakt në fushë. Ndërkaq, së fundmi është dëmtuar dhe ditën e djeshme nuk ka mundur të jetë i pranishëm në stërvitje.
Kjo e vendos në dyshim prezencën e tij në ndeshjen e radhës që kryesuesit kanë me Partizanin ditën e diel në Elbasan.