Gjithçka varej nga stadiumi në Suboticë pikërisht me 14 qershor të vitit 1987! Prishtinës i duhej fitorja për të mbetur në elitën e futbollit ish jugosllav, çdo rezultat tjetër e fundoste!
Një sfidë që pritej me ankth nga dashamirët e futbollit mes Spartakut dhe Prishtinës. Spartaku e kishte humbur statusin e anëtarit të Ligës së Parë, por luftonte për prestigj. Në atëkohë, trajner i Prishtinës ka qenë Millovan Gjoriq.
Prishtina e mobilizuar dhe ia doli të triumfoi me rezultat 2:1 falë golave të Sahit Kelmendit në minutën e 25-të dhe të Vlladisllav Gjukiqit në atë të 33-tën. Prishtina zuri vendin e 14-të me 29 pikë të mbledhura.
Bardhekaltrit siguruan mbetjen në elitë, ky ishte kampionati i katërt për ta, një vit më vonë bien nga liga.
Është interesant të ceket, se me numër 3 u paraqit Nebojsha Pekoviq, që më së paku e meritonte pozitën e titullarit por ishte i privilegjuar si ish lojtar i Cërvena Zvezdës nga Beogradi dhe në Prishtinë erdhi nga Slloboda e Uzhicës.
Spartaku-Prishtina 1:2
Stadiumi i Qytetit, në Suboticë.
Para afro 6000 shikuesve, në mesin e të cilëve kishte simpatizues të Prishtinës.
Referoi Dragisha Komadiniq i Beogradit, me ndihmën e Mateo Beusanit (Dubrovnik) dhe Risto Bundalevskit (Shkup).
Realizatorë: Pejoviq në minutën e 13-të për Spartakun dhe Kelmendi 25' e Gjukiq 33' për Prishtinën.
Kartona të verdhë: Kovaçeviq, Jevtiq – Rama, Shala.
Spartaku: Popoviq 6, Rafai 5, Sabo 6, Jeftiq 5 (Gjuriq), Kovaçeviq 6, Arsiq 6, Njari 6, Pejoviq 6 (Nikodijeviq), Skijepçiq 5, Qosiq 5 dhe Uglanin 5.
Prishtina: Shukri Paçarada 7, Xhevdet Muriqi 7, Nebojsha Pekoviq (Goran Popuvac), Gani Llapashtica 7, Avdyl Bellopoja 7 (Favzi Rama), Muhamed Kolenoviq 7, Muharrem Sahiti 7, Sahit Kelmendi 7, Vlladisllav Gjukiq 8, Fadil Muriqi 7 dhe Kujtim Shala 7.