Thomas Tuchel të mërkurën mbrëma debutoi në bankinën e Chelseat si trajner në barazimin pa gola kundër Wolverhampton.
Tuchel në prag të fillimit të pjesës së dytë i dha disa instruksione shtesë kapitenit të Chelseat, Cesar Azpilicuetas.
Trajneri gjerman duket se ende nuk është mësuar me emrat e futbollistëve të tij, pasi ia gaboi emrin mbrojtësit spanjoll.
Kamerat televizive kapën momentin kur Pulisic ia shpjegonte Tuchelit se ia ka gabuar emrin Azpilicuetas.
Ai në vend të Azpi e thërriste Azpil dhe këtë gjë e dalloi mesfushori sulmues amerikan, Christian Pulisic, i cili korrigjoi trajnerin gjerman.
Tuchel pasi nënshkroi kontratën ditën e martë me klubin anglez, me të mbërritur në Londër, ai zhvilloi një seancë stërvitore.
Para se të emërohej trajner në Chelsea, Tuchel këtë sezon ishte trajner i PSG.