Milani duket se nuk do të marrë masë penalizuese për sulmuesin e tij Zlatan Ibrahimoviç.
Drejtrori sportiv i klubit, Paolo Maldini bisedoi në telefon me sulmuesin kuqezi mbrëmjen e së martës pas derbit me Interin, duke i kërkuar shpjegime për incidentin me sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku, të cilin e provokoi me fjalë të rënda.
Lajmi raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, e cila shton se Ibrahimoviç nuk do të gjobitet për sjelljen në fushë.
Megjithatë, Gjykata Sportive e Federatës Italiane të Futbollit do të vendosë ditën e nesërme nëse 39-vjeçari dhe Lukaku do të ndëshkohen apo jo.