Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, i ka dalë në mbrojtje bashkëlojtarit të vet, Zlatan Ibrahimoviç, përmes një reagimi në rrjetet sociale.
Përfaqësuesi i Francës i hodhi benzinë zjarrit pas derbit të Milanos mes Interit dhe Milanit, gjatë të cilit Ibra dhe Romelu Lukaku u përleshën në fushë të martën.
Hernandez e postoi një fotografi në të cilën shihen lojtarët e Milanit në mes të Lukakut dhe Ibrahimovicit.
“Zoti mbrohet nga ushtarët e vet”, shkroi Hernandez në Twitter.
Ibra dhe Lukaku mund të gjobiten apo edhe të pezullohen për incidentin e së martës.
Sipas mediave italiane, vendimi i gjykatës sportive në lidhje me këtë do të bëhet publik të premten.