Si gjithmonë afati kalimtar në futboll sjell edhe befasi, kështu ndodhi edhe tani.
Sulmuesi Fernando Llorente është transferuar edhe zyrtarisht në Udinese nga Napoli.
35-vjeçari ka firmosur kontratë me Udinesen deri në verën e vitit 2022.
Llorente ka luajtur me plotë sukses edhe për Juventusin në Itali, derisa ishte pjesë edhe e Tottenham Hotspur, Sevilla, Swansea City dhe Athletic Bilbao.