Një ngjarje e pazakontë u ka ndodhur futbollistëve të Skënderbeut të Korçës të cilët ishin duke u përgatitur për ndeshjen e radhës ndaj Kukësit në kampionat.
Kampionët e shumëfishtë të Shqipërisë janë në gjendje jo të mirë, pasi për herë të parë pas dhjetë viteve ndodhen në pozitën e nëntë.
E për këtë arsye, tifozët e Skënderbeut kanë zbritur në fushë duke u kërkuar lojtarëve kthesë në takimin e radhës ndaj Kukësit.
Disa fotografi të siguruara nga “Panorama Sport” shihen tifozët së bashku me lojtarët të cilët po bisedonin në fushë.