Zymer Elshani konfirmon largimin nga klubi i futbollit Minatori nga Magura e Lipjanit.
Ai tregon edhe arsyen e dorëheqjes nga pozita e trajnerit.
“Nga sot nuk jam pjesë e KF Minatori, arsyeja është që kryetari i cili ka qenë edhe donatori kryesor ka dhënë dorëheqje nga klubi”, ka thënë Elshani.
Minatori është në vend të shtatë me 21 pikë në Ligën e Dytë të Kosovës.