FC Ballkani nga Theranda ka zhvilluar ndeshjen e katërt miqësore, në vazhdën e përgatitjeve për stinorin pranveror.
Skuadra e drejtuar nga trajneri, Bledi Shkëmbi ka mposhtur Montonan e Bullgarisë me rezultat 3:1 në Antalia të Turqisë.
Ishin dy golat e Ermal Krasniqit dhe një nga Arbër Hoxha të cilët vulosën fitoren e “portokallezinjve”.
Golin e vetëm për bullgarët e realizoi Toni Tasev.