Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka thënë se skuadra ka harruar humbjen ndaj Interit.
"Bianconerët" do përballen me "Neurazzurët" në kuadër të gjysmëfinales së Kupës të Italisë.
Por, tekniku italian tha se nuk ka të bëj më ‘hakmarrje’, ngase ishin mposhtur nga Interi në Seria A.
"Ndeshja në Milan që ishte në ligë është harruar. Do përballemi në Kupën e Italisë me dëshirën që të arrijmë finalen".
"Janë ndeshje të ndryshme, duhet të përgatitemi për të radhës", tha ai.
Juventusi do përballet me Sampdorian derisa në tabelë janë shtatë pikë mbrapa Milanit, por që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.