Ka qenë shumë i pafat në aspektin fizik Dani Carvajal.
Mbrojtësi anësor i Real Madrid konsiderohet si një nga më të mirët në rolin e tij, mirëpo dëmtimet e kanë ndaluar të jetë pjesëmarrës në plot 65 ndeshje në pesë vitet e fundit.
Vetëm në këtë sezon, ai ka munguar për 14 ndeshje, ndërsa nuk aktivizohet nga dy janari.
Tashmë, trajneri Zinedine Zidane pret ta ketë të gatshëm në ndeshjen e ardhshme kur ekipi i tij të vihet përballë Levantes, mirëpo francezi ka detyruar për ta menaxhuar në mënyrën e duhur pasi përndryshe rrezikon që futbollisti të bëjë një tjetër ndalesë.
Duket se muskujt janë pika e tij e dobët, teksa Reali për këtë arsye ofroi Odriozolën nga Real Sociedad, me këtë të fundit që nuk bindi dhe më pas e huazuan te Bajern Munih.
Kështu, te madrilenët janë mbështetur shumë te një veteran tashmë si Nacho dhe Lukas Vazquez.