Përveç se pritet të luajë më shumë dhe më shpesh, Martin Odegaard do të shijojë edhe pagë shumë më të lartë në Arsenal sesa në Real Madrid.
Arsenali e huazoi të mërkurën mesfushorin sulmues Odegaard nga Real Madridi deri në fund të këtij sezoni.
Norvegjezi 22-vjeçar dështoi të zinte vend në skuadrën e Zinedine Zidane këtë sezon, prandaj edhe është huazuar në Londrën veriore.
Ai u kërkua edhe nga Real Sociedadi, klubi në të cilin e kaloi sezonin e kaluar në huazim, dhe lideri i Eredivisie Ajax.
Përfaqësuesi i Norvegjisë do t’i fitojë 124 mijë euro në javë në gjashtë muajt në vazhdim, apo mbi 2 milionë euro në përgjithësi, shumë më shumë seç fitonte në Real Madrid, sipas Marca.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta kishte biseduar personalisht me Odegaardin për ta bindur t’i bashkohej Arsenalit.
Pas transferimit të tij, Arteta tha: “Martin është një lojtar të cilin e njohim të gjithë ne, natyrisht. Edhe pse ende i ri, ai ka kohë që luan në nivelin më të lartë”.
Odegaard mund të debutojë për Arsenalin të shtunën kundër Manchester Unitedit në Premierligë.