Drita nga Gjilani ka zhvilluar miqësoren e radhës kontrolluese në Antalia të Turqisë.
Në kuadër të fazës përgatitore, kampionia në fuqi e Kosovës është përballur me skuadrën ruse, Nizhny Novgorod.
Ndeshja në fjalë i takoi rusëve me rezultat të pastër, 2:0.
Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, konkretisht në minutat '19 dhe '28.