Ishte i ndaluar shpërqendrimi, Lazio e dinte këtë.
Drejtori sportiv Igli Tare kërkonte maksimumin në ndeshjen kundër Atalantës, por pa që të tijtë u mundën dhe eliminuan nga Kupa e Italisë.
Duke folur në mikrofonët e “Rai”, Tare foli edhe për merkaton: “Musacchio? Do të sjellë përvojë në skuadrën tonë. Sidoqoftë, mbi të gjitha, bërja e kësaj zgjedhjeje ishte e vështirë.
Ai është një lojtar i gatshëm, që e njeh mirë futbollin italian. Përshtatja e tij mund të jetë më e lehtë se e disa lojtarëve të tjerë, të marrë nga jashtë vendit”. Klubi bardhekaltër tashmë e ka zyrtarizuar mbrojtësin, i cili mbërriti nga Milani si një transferim falas.