Juventus nuk heq dorë nga Houssem Aouar

Futboll

Juventus nuk heq dorë nga Houssem Aouar

Më: 28 janar 2021 Në ora: 17:13
Juventus nuk heq dorë nga Houssem Aouar

Juventusi nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Lyoni, Houssem Aouar.

Mediumet në Itali kanë raportuar të enjten se Juventusi i ka vazhduar negociatat me Lyonin për shkak se po synon transferimin e mesfushorit në fund të këtij edicioni.

Juventusi e sheh Aouarin si përforcim të duhur për sezonin e ri dhe është i gatshëm të shpenzoj rreth 30 milionë euro për kartonin e tij.

Aouar kohët e fundit ka prishur raportet me drejtuesit e Lyonit dhe ka paralajmëruar largimin nga klubi ndonëse ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

23-vjeçari këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka asistuar po aq herë në 16 paraqitje për Lyonin në të gjitha garat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat