E ardhmja e Selmanit shndërrohet në “telenovelë turke”, gardiani shqiptar ka arritur akordin së fundmi me klubin e…
E ardhmja e Gentian Selmanit është shndërruar në një “telenovelë turke”.
Disa ditë më parë u përfol nga mediat vendase se gardiani i Kombëtares Shpresa do të transferohet tek skuadra e Malatiasporit, në Superligën Turke, ndërkohë që ditën e sotme “Bolusporluyuz.com”, bën me dije se shqiptari ka arritur akordin me klubin e Bolusportit dhe sipas këtij burimi, do të vijojë të mbetet në Ligën e Parë turke.
Kujtojmë që Selmani aktualisht është pjesë e Menemesporit, teksa falë paraqitjeve fantastike të tij, gardiani nga Fushë-Kruja zgjoi interesin e shumë klubeve.