Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, sot pësoi humbje me rezultat 2:0 nga skuadra ruse Nizhny Novgorod. Drejtuesit e Dritës tregojnë arsyen pse munguan disa futbollistë në këtë përballje miqësore.
“Ekipi rus e fitoi takimin me dy gola të shënuar në pjesën e parë.
Në këtë takim konkretisht në pjesën e dytë u paraqitën edhe dy lojtarë të rinj të cilët janë në prova me ekipin, Esosa Priestley Irogue dhe Henry Onoka Austine.
Për shkak të dëmtimeve në këtë ndeshje nuk u paraqitën Faton Maloku, Ardian Cuculi, Fidan Gërbeshi dhe Valmir Azemi.
Ndeshja tjetër zhvillohet me 30 janar me ekipin Chayka nga liga e parë ruse”, njofton Drita.