Fiorentina ka zyrtarizuar blerjen e saj më të re.
Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e djathtë të Napolit, Kevin Malkui që do të veshë fanellën vjollcë deri në muajin qershor me formulën e huazimit të thjeshtë.
Malkui këtë sezon nuk ka gjetur pothuaj aspak hapësira tek skuadra e Ivan Xhenaro Gatuzos, pasi Hysaj po bëhet titullar i padiskutueshëm dhe francezi u kushtëzua të largohej për 6 muaj huazim për të luajtur rregullisht.
Lajmin e transferimit të tij e ka zyrtarizuar klubi i Fiorentinës me anë të një komunikate në sajtin e saj.
“Klubi i Fiorentinës komunikon se ka arritur akordin për huazimin e përkohshëm nga Napoli të Kevin Malkui. Malkui i lindur në Shatano-Malabri më 31 korri 1991, ai ka mbajtur veshur fanellat e Monako, Sont-Etie dhe Lilë”, njofton Fiorentina.