Napoli bën goditjen e parë në merkato, klubi i kaltër ka siguruar shërbimet e Mattia Zaccagni të Veronës.
I kanë mjaftuar një gol dhe asist mesfushorit 25-vjeçar italian që të bindë Gennaro Gattuson, t’a blejë përfundimisht nga klubi nga Verona.
Klubi ka për synim t’a lërë në huazim 6-mujor tek Verona si Rrahmanin vitin e kaluar, transmeton Panorama.
Shifrat e operacionit thuhet se janë 10 milionë euro.
Zaccagni është aktivizuar në total në 20 sfida këtë sezon ku ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 7 asiste.