Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka një plan konkret për të bërë të mundur vaksinimin e të gjithë sportistëve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që do të zhvillohen këtë verë. Lajm ky që konfirmohet nga e përditshmja britanike “Daily Telegraf”.
IOC ka një plan strategjik në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke nisur në periudhën prill-qershor një vaksinim masiv të sportistëve të kualifikuar apo kandidatë për të shkuar në Olimpiadë në gjithë botën. Kjo, për të bërë të mundur zhvillimin e një eventi sa më të sigurt.
Të përfshirë në këtë plan do të jenë jo vetëm sportistët por edhe trajnerët e tyre, gjyqtarët, mjekët deri në drejtues apo shoqërues të delegacioneve olimpike.
Ky vaksinim i rreth 25-30 mijë personave në total në gjithë botën do të lehtësonte punën përgjatë Olimpiadës vetëm me kontrolle të shpeshta dhe jo anullime eventesh.