Federata e Futbollit të Spanjës ka konfirmuar stadiumin ku do të luhet ndeshja kundër Kosovës.
Me anë të një njoftimi në rrjetin social "Twitter", federata spanjolle bën me dije se ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin e Sevillës, "La Cartuja".
Për shkak të "rivalitetit" politik, thuhej se kjo ndeshje do të luhej në një terren neutral.
Mirëpo, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.