El Shaarawy do të bashkohet me Romën, nesër testet mjekësore

Futboll

El Shaarawy do të bashkohet me Romën, nesër testet mjekësore

Më: 28 janar 2021 Në ora: 20:18
Stephan El Shaarawy

Stephan El Shaarawy do të bashkohet me Romën dhe nesër pritet ti përfundojë testet mjekësore.

Ishte paraparë që me 24 janar, ditën e djeshme të kompletoheshin testet mjekësore, por në 28 vjeçari kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, andaj gjithçka është shtyre.

Sulmuesi tani përfundon karantinimin 21 ditor dhe është i gatshëm të bashkohet me Romën.

El Sharaawy kishte qëndruar në Dubai, ku ishte vetizoluar dhe kishte mbajtur një regjim stërvitor individual.

Sipas “CorrieredelloSport”, 28 vjeçari italian, do të përfundojë testet mjekësore nesër dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Bolognas të dielën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat