Dardana e Kamenicës ka nënshkruar me Almedin Muratin.
Lajmi u bë i ditur nga vetë kamenicasit përmes faqes zyrtare.
Ata e prezantuan ish-sulmuesin e Drenicës, Dritës dhe Besës si të ishte një brazilian.
“ALMEDINHO”- ishte emri me të cilin Dardana filloi prezantimin e futbollistit.
Dardana synon inkuadrimin në Superligë, ani pse stinorin vjeshtor e mbylli në mes të tabelës të Grupit B në Ligën e Parë.