Gomez: Krenar që do vesh fanellën e Maradonës

Futboll

Gomez: Krenar që do vesh fanellën e Maradonës

Më: 28 janar 2021 Në ora: 21:09
Alejandro Gomez

Sulmuesi më i ri i Sevillas, Alejandro Gomez, ka folur për transferimin e tij tek klubi andaluzian.

Gomez u shpreh i ngazëllyer me transferimin e tij dhe u shpreh i kënaqur duke përkujtuar edhe legjendën argjentinase, Diego Armando Maradona.

Ai duke folur për “Marca”, tha se Sevilla është një klub i bukur me histori të mahnitshme.

“Ky klub ka një histori të bukur me shumë Argjentinas që kanë luajtur këtu. Secili prej tyre ka lënë shenjë dhe unë shpresoj që kjo të vazhdojë me mua dhe të kontribuoj sadopak”, tha ai.

“Maradona ka luajtur këtu dhe unë jam tejet krenar që po vesh fanellën që ka veshur ai një kohë”, shtoi ai.

“Nuk e di a është fat apo jo, por kam folur me njerëz të ndryshëm që kanë luajtur këtu dhe e njohin qytetin. Ata më pyesnin se cilin klub në Spanjë do të luaja, dhe për mua u bë natyrale të them këtu”, tha Gomez.

“Ishte pak befasuese, për mua është një aventurë e re të vij këtu te Sevilla. Do ta ndryshoj jetën time pasi jam në një vend tjetër, por jam vërtet i kënaqur”, përfundoi Papu Gomez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat