Napoli ka mposhtur Spezian në kuadër të Coppa Italia.
Napletanët e nisën ndeshjen furishëm, ku shënuan katër gola në pjesën e parë.
Fillimisht, Koulibaly i dha avantazhin skuadrës së tij (5′) pas një asistimi nga Elseid Hysaj. Hirving Lozano dyfishoi rezultatin në minutën (20′).
Zielinski asistoi për Politano i cili shënoi në minutën (30′), për rëzultatin 3-0. Goditjen përfundimtare për pjesën e parë e dha maqedonasi, Elmas në minutën (40′).
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin, Napoli 4-0 Spezia.
Pjesa e dytë nisi, por ishte Spezia që morri iniciativën. Po rridhte minuta (70′) ku Gyasi shënoi golin e parë për skuadrën e tij.
Në minutën (73′), Acampora shënoi për ti shtuar kokëdhimbjet skuadrës së Napolit.
Por, që gola nuk pati më shumë, rezultati përfundimtar Napoli 4-2 Spezia. Tani Napoli pritet të ndeshet me Atalantan në xhiron e ardhshme të Coppa Italia