Manchester Utd humbi në fundjavë ndaj vendit të fundit, Sheffield Utd, duke irrituar së tepërmi tifozët, të cilët prisnin që skuadra të merrte kreun e renditjes.
Pas përfundimit të ndeshjes, të shumta ishin kritikat ndaj mbrojtësit debutues, Aksel Tuanbeze, aq sa kaluan deri në racizëm ndaj tij dhe mbrojtësi u detyrua të fshijë edhe një postim të tij.
Megjithatë nuk përfundoi këtu, pasi tifozët u shfaqën të irrituar edhe me sulmuesin Antoni Marsial, teksa përveç atij, i dërguan mesazhe fyese edhe gruas së tij.
Në sy bie, se një ndër ta është Xhejmi Lika, i cili në “Instagram” ka edhe flamur të Shqipërisë, teksa tregon se është shqiptar dhe jeton në Londër.