Albion Avdijaj do të jetë i vetmi që mund të mungojë në takimin ndaj Partizanit për Vllazninë.
Pavarësisht se lojtari nuk është titullar në skuadër, gjithsesi është përdorur nga drejtuesit si një zëvendësues i denjë për të qenë alternativë për sulmin.
Nga ana tjetër, skuadra po vijon e plotë punën për të përballuar me sukses takimin ndaj Partizanit.
Për këtë takim, tekniku Brdariç mund të ketë si alternativë të mundshme sulmuesin Salim Cise, i cili që dje është pjesë e Vllaznisë.