Eduardo Kamavinga, i cili përflitet prej muajsh se do të përfundojë te Real Madrid, i ka cilësuar të gjithë këto zëra si spekullime mediash dhe ka ndër mend të qëndrojë në skuadrën e tij aktuale.
Mesfushori i Ren-it, të cilin përveç madrilenëve e kërkojnë edhe Bajern Munihu e PSZH.
Drejtori sportiv i Ren-it, verën e kaluar tha se nuk do ta shiste një futbollist të tillë as për 80 milionë euro, por kontrata e tij mbyllet në vitin 2022.
Kamavinga ka përgënjeshtruar gjithçka sa i përket një largimi të mundshëm, duke i hapur rrugë klubit për rinovimin e marrëveshjes mes palëve.