Malisheva ka arritur fitore në ndeshjen e dytë miqësore në Antalya të Turqisë.
Skuadra nga Liga e Parë e Kosovës ka mposhtur ekipin ukrainas Obolon Kiev me rezultat 2-1.
Golin e parë në ndeshje e shënoi mbrojtësi Dren Kryeziu që u gjend pranë vijës për të kaluar Malishevën në epërsi 1-0 në minutën e 37-të.
Me epërsinë minimale të ekipit tonë përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide, shkruan Gazeta Olle.
Edhe në pjesën e dytë ishin kosovarët që realizuan të parët.
Ishte minuta e 74-të e ndeshjes kur Telaku shënoi nga afërsia për 2-0.
Ukrainasit shënuan nëpërmjet Sovchenkos që shënoi përballë Gashit për ta ngushtuar epërsinë në 1-2.
Megjithatë deri në fund Malisheva arriti ta mbrojë rezultatin dhe ta fitojë ndeshjen me rezultat 1-2.