Trajneri i Lazio, Simone Inzaghi, ka përfunduar nën hetim për blasfemi (sharje kundër zotit ose kundër fesë). Edicioni i sotëm i “Il Tempo” zbulon se një nga inspektorët e ndeshjes së luajtur në shtëpi nga bardhekaltrit, kundër Sassuolo, e raportoi shkeljen e trajnerit.
Prokurori Federal po shqyrton referimin e bërë dhe pritet të marrë vendim.
Avokati i Inzaghi, Sara Agostini, po punon që të arrijë marrëveshje për pranimin e fajësisë.
E njëjta situatë kishte ndodhur tashmë këtë vit me ish-trajnerin e Parmës, Fabio Liverani, i cili kishte negociuar ndëshkimin.
Qëllimi i avokatit të teknikut nga Piacenza është shmangia e një gjyqi para Gjykatës Federale Kombëtare, i cili mund të çojë në një skualifikim të tij.