Elbasan Rashani para pak ditësh firmosi kontratë me Erzurumsporin por nuk do të mund të debutoj me ekipin e ri të paktën deri në fund të muajit të ardhshëm.
Mediumet turke kanë raportuar të enjten se Rashani është lënduar dhe do të qëndrojë për dy javë jashtë fushës.
Mësohet se Rashani ka pësuar një lëndim në seancën stërvitore të ditës së mërkurë dhe pas kontrollimeve është konstatuar se është i detyruar të pushojë për dy javë.
Sulmuesi 27-vjeçar u transferua te Erzurumspori si lojtar i lirë pasi kontrata me Oddsin e Norvegjisë i skadoi në fund të vitit të shkuar.
Ai me ekipin turk thuhet se ka firmosur kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm..