Atletico Madrid ka arritur një marrëveshje me Fluminense për të nënshkruar me sulmuesin 19 vjeçar Marcos Paulo në fund të sezonit 2020/21.
Braziliani do të bashkohet me Los Colchoneros në verë kur do të nënshkruahet marrëveshja që do ta mbajë atë në kryeqytetin spanjoll deri në vitin 2026.
Atletico ishte i gatshëm të nënshkruante me Paulon në këtë afat kalimtar, por si Fluminense ashtu edhe i riu ishin në favor që ai të transferohej në Evropë kur sezoni aktual të mbarojë.
Paulo, i cili ka shënuar tre gola këtë sezon, gjithashtu mori oferta nga klube të tjera evropiane si Parma dhe Inter, por ai në fund zgjodhi anën e Diego Simeone./Lajmi.net/