Sipas Tuttosport, Milani po konsideron nënshkrimin e Douglas Costa në janar pasi Bayern Munich nuk janë të gatshëm të transferojnë atë.
Braziliani u kthye në Bayern verën e kaluar në një marrëveshje huazimi, e gjermanët kanë informuar tashmë Juventusin se nuk janë të gatshëm të nënshkruajnë atë përgjithmonë.
Prandaj, Milani ka kërkuar informacion në lidhje me 30 vjeçarin i cili ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje këtë sezon, duke luajtur 654 minuta në të gjitha garat.
Kuqezinjtë thuhet se janë të interesuar të nënshkruajnë me Costan, por paga e tij prej 6 milion euro në vit mund të jetë një pengesë.
Milani tashmë ka nënshkruar Mario Mandzukic, Soualiho Meite dhe Fikayo Tomori në janar, por siç duket afati kalimtar i janarit për ta nuk ka mbaruar ende.