Gianluca Scamacca pritet të largohet nga Genoa deri në fund të muajit, pasi për lojtarin interesohen shumë ekipe të mëdha, ku Juventusi duket më në avantazh se kundërshtarët.
Drejtuesit e klubit gjenovez po mendojnë të rikthejnë në skuadër Mbaye Niang, i cili më parë ka veshur edhe fanellat e Milanit dhe Torinos.
Aktualisht 26-vjeçari aktivizohet në Francë te Rennais.
Klubi kuqeblu mund ta marrë sulmuesin në formë huazimi me të drejtë blerjeje përfundimtare për 10 milionë euro.