Hakan Calhanoglu përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social në Instagram, ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.
Calhanoglu ishte infektuar me COVID-19 më 17 janar dhe i ka munguar klubit më së shumti në ndeshjen çerekfinale ndaj Interit.
Ai tani, përmes një postimi në Instagram ka postuar një foto me mbishkrimin: “Jo më COVID-19, jam rikthyer”.
Ndeshja e ardhshme e Milanit do të jetë nesër, mirëpo nuk dihet nëse ai do të paraqitet në këtë ndeshje.