Mbrojtësi anësor i Barcelonës, Sergi Roberto, pritet të rikthehet në ndeshjen ndaj Athletic Bilbao këtë fundjavë.
Roberto u lëndua në Wanda Metropolitano gjatë nëntorit të vitit të kaluar ndaj Atletico Madrid.
Megjithatë, Barcelona nuk e ka ndjerë aq shumë mungesën e tij pasi Sergino Dest e ka zëvendësuar atë.
Madje kohët e fundit edhe i riu Oscar Mingueza është duke luajtur në atë pozitë.
Katalunasit do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të ardhshme ndaj Athletic Bilbaos të dielën më 31 janar me fillim nga ora 21:00.