Vëllaznimi ka luajtur sot edhe një takim tjetër miqësor.
Skuadra gjakovare po përgatitet për një stinor pranveror i cili mund të titullohet edhe si “jetë ose vdekje” për ta.
Vëllaznimi po planifikon privatizimin, por për të ndodhur një gjë e tillë ata më parë duhet të ruajnë pozitën e tyre në Ligën e Parë, pasi rënia eventuale nga liga mund të prishë punë jashtëzakonisht shumë.
Për këtë synim, kryesia e re e përkohshme e skuadrës ka përforcuar organikën dhe ka filluar punën.
Gjakovarët luajtën sot një takim miqësor ndaj Rahovecit që bënë gara në një rang më të ulët garash.
Ndeshja e luajtur në Shkugëz përfundoi në barazim pa gola 0-0.