Gentian Selmani largohet nga skuadra e Menemespor.
Këtë lajm e ka bërë zyrtare vetë klubi nga Turqia që njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me ish-portierin e Laçit:
“Po ndajmë rrugët me Gentian Selmanin, një nga lojtarët e ekipit tonë. Ne dëshirojmë t’a falënderojmë për përpjekjet e tij ndaj ekipit tonë dhe t’i urojmë suksese në jetën e ardhshme të karrierës së tij.”,
Selmani këtë sezon u aktivizua në ligën e dytë të Turqisë në total në 18 sfida.
Selmani pritet të kalojë tek skuadra e Bolusporit, e cila militon në Ligën e dytë të Turqisë", njofton klubi turk.