Skuadra me renome e futbollit Prishtina është treguar e fortë për ekipin e Ligës së Dytë të Rusisë, Orenburg.
Fituesi i Kupës dhe Superkupës së Kosovës, ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj ekipit rus, në takimin miqësorë që u zhvillua në Antaëia.
Futbollisti Qëndrim Zyba ka shënuar në minutën e 32-të dhe Leonit Abazi në atë të 47-tën. Palienko në minutën e 90-të shënon nga penalltia për ekipin rus.
Djelmoshat e trajnerit Zekirija Ramadani treguan angazhim dhe lojë të mirë.
Ramadani teston disa futbollistë dhe pa formën e tyre.